
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku është gjetur i rrëzuar në rrugë drejtuesi i një motori.
Ngjarja ka ndodhur konkretisht në rrugën Pogradec-Qafë Pllocë, në vendin e quajtur kthesa e Starovës.
Rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta, ndërsa ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një aksident rrugor apo me humbje të kontrollit nga vetë drejtuesi i motorit.
Raportohet se i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitali dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje