
Automjeti i vjedhur që u gjet tre ditë më parë në Paleo Faliro, lidhet me veprimtarinë e një krimineli shqiptar të përfshirë në grabitje.
Sipas mediave greke, në sendiljen e pasme të makinës u gjet një kallashnikov, një granatë, karikatorë, një bidon benzinë dhe një helmetë.
Sipas informacioneve, automjeti ishte me targa false, ndërsa makina rezulton e denoncuar si e vjedhur më 14 shtator në drejtorinë e policisë.
Shqiptari u “tradhtua” nga analizimi i gjurmëve të gishtërinjve dhe ADN-së të gjetura në makinën e vjedhur.
Megjithatë, ka ende shumë pikëpyetje për shënjestrën e 39-vjeçarit dhe nëse bëhej fjalë për atentat apo për grabitje.
Shqiptari ka qenë i përfshirë në grabitjen e bankomateve, ndërsa në të kaluarën është arrestuar një herë në Patra dhe një herë në Athinë.
Lini një Përgjigje