
Detaje të tjera janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur në Kavajë, ku babai dyshohet se ka abuzuar seksualisht në mënyrë të përsëritur me të bijën.
48-vjeçari Bledar Rako ka mohuar akuzat, ndërsa e bija, e cila ka bërë denoncimin pas rrëfimit te psikologia e shkollës, ka treguar se është kërcënuar që të mos tregonte për ngjarjen.
Ajo ka deklaruar se ka qenë e kërcënuar nga babai se po të tregonte do ta vriste. Në këto kushte, është treguar e rezervuar por falë punës së mirë të psikologes së shkollës është zbuluar historia.
Do të jetë mjekësia ligjore që do të kryejë analizat e nevojshme për të dalë në përfundimin nëse qëndrojnë deklaratat e vajzës apo të të atit që ka mohuar se ka kryer marrëdhënie me të bijën.
Ndaj 48-vjeçarit Bledar Rako rëndon vepra penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Lini një Përgjigje