TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Tetor 2025, 10:13

Do ta trafikonin drejt Greqisë, kapet me 5.8 kg drogë në banesë çifti në Korçë

Shkruar nga Pamfleti

Do ta trafikonin drejt Greqisë, kapet me 5.8 kg drogë në

Një çift bashkëshortësh është arrestuar nga policia e Korçës, pasi u kapën me 5.8 kg lëndë narkotike kanabis në banesë.

Sipas policisë, 2 shtetasit me inicialet F. S., 48 vjeç, dhe E. S., 31 vjeçe (bashkëshortë), banues në Devoll, e kishin përgatitur drogën trafikuar në Greqi.

Ata akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

"Finalizohet pas 4 javësh hetime, operacioni i koduar “Fazat”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Iu gjetën në banesë, 5.8 kg lëndë narkotike kanabis, që e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi, arrestohen 2 shtetas (bashkëshortë).

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas e kanë prodhuar lëndën nga bimët narkotike që kanë kultivuar në tokën e tyre, afër banesës, në Devoll.

Sekuestrohen 5.8 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 2 celularë.

Si rezultat i hetimeve të kryera për 4 javë, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve, në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin policor të koduar “Fazat”. Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. S., 48 vjeç, dhe E. S., 31 vjeçe (bashkëshortë), banues në Devoll, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 5.8 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që ata e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë prodhuar lëndën nga bimët narkotike që kanë kultivuar në tokën e tyre, në vendin e quajtur "Lagjja e Fundosur", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje