TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Maj 2024, 11:22

Do shiste fara kanabisi, arrestohet 37-vjeçari në Vaun e Dejës

Shkruar nga Pamfleti

Do shiste fara kanabisi, arrestohet 37-vjeçari në Vaun e Dejës

Shtetasi Kreanar Medja ka rënë në prangat e policisë në Vaun e Dejës.

37-vjeçari është kapur në flagrance në rrugën Lezhë-Shkodër, pasi synonte që t’i shiste farat e kanabisit me qëllim kultivimin.

Sakaq, policia i ka sekuestruar 1000 fara kanabisi, të cilat i posedonte për t’i shitur.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Seeds”. Sekuestrohen 1000 fara kanabisi. Kapet në flagrancë, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, 37-vjeçari që synonte t’i shiste farat, me qëllim kultivimin. Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Lezhë, kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin  37 vjeç, banues në Lezhë.

Nga kontrolli fizik i kryer në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, këtij shtetasi iu gjetën 1000 fara kanabisi, të cilat i posedonte për t’i shitur, me qëllim kultivimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme


vau i dejes kanabis arrestim

Lini një Përgjigje