TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Maj 2024, 10:27

Shiste drogë pranë shkollave në Greqi, arrestohet 23-vjeçari shqiptar; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

Shiste drogë pranë shkollave në Greqi, arrestohet

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi akuzohet se u shiste drogë të miturve pranë shkollave në qytetin e Patrës.

I identifikuari si Arbër Rexha, nga Tirana ishte pjesë e një organizate kriminale e cila u shkatërrua më 28 prill, shkruajnë mediat greke.

Ndërkohë që në pranga përveç tij ranë 4 drejtuesit e grupit dhe 8 anëtarë të saj. Mes 12 të arrestuarve kishte edhe mitur nga 14-17 vjeç.

Kjo organizatë dyshohet se ka kryer të paktën 65 shitje dozash kanabis, kokainë dhe MDMA në dy muajt e fundit në Patra.

greqi droge shqiptar

Lini një Përgjigje