TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Janar 2026, 14:01

Dhunoi kryeinfermieren në ambientet e spitalit, arrestohet mjeku në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Dhunoi kryeinfermieren në ambientet e spitalit, arrestohet mjeku në
Policia e Shtetit

Një mjek u arrestua nga policia e Tiranës, ndërsa dyshohet se ka dhunuar në mjediset e spitalit kryeinfermieren, pasi një debati që kanë pasur.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pasi kryeinfermierja kishte kundërshtuar mjekun për zbardhjen e protokollit mjekësor, duke sjellë reagimin fizik të tij.

Shtetasja 60-vjeçe me profesion kryeinfermiere në maternitetin "Mbreteresha Geraldinë" ka kallëzuar se ditën e sotme për shkak të një kundërshtimi që ka bërë në lidhje me protokollin që duhej të ndiqej për një pacientë të shtruar në maternitet është goditur në detyre nga mjeku gjinekolog shtetasi Julian Habibaj, 53 vjeç.

Mësohet se pas përplasjes verbale, mjeku e ka kapur për fyti kryeinfermieren. Mjeku Julian Habibaj akuzohet për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës".

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, pasi dyshohet se ka goditur kryeinfermiren në të njëjtin spital, me pretendimin se e ka kundërshtuar për të zbatuar një protokoll mjekësor”, sqaron policia.

policia mjek dhuna

Lini një Përgjigje