TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Janar 2025, 12:17

Dhunoi bashkëjetuesin, procedohet penalisht 23-vjeçarja në Korçë

Shkruar nga Pamfleti

Dhunoi bashkëjetuesin, procedohet penalisht 23-vjeçarja në

Policia ka arrestuar dy persona në Korçë pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueseve të tyre.

Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe një 23-vjeçare pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetuesit të saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 57 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasen M. N., 23 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetuesit të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje