
Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim.
Policia njofton se 53 vjeçari nga Shkodra ishte në kërkim për një deklaratë të rreme që ka dhënë para prokurorit për një vrasje të ndodhur në Shkurt të vitit 2022 në lokalin në pronësi të tij.
Gjykata e Shkodrës kishte dhënë ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për dëshmi të rreme.
Bëhet fjalë për vrasjen e 47 vjeçarit Prekë Tonaj.
Si autor i dyshuar për vrasjen ra në pranga 30 vjeçari Eduart Kësolla dhe dyshohet se kjo ngjarje ka lidhje me konfliktet e hasmërisë mes dy fiseve.
Saga e vrasjeve mes fiseve
Prek Tonaj është viktima e tretë në këtë familje dhe vjen si rrjedhojë e një zinxhiri të gjatë vrasjesh. Familja Tonaj është në hasmëri me familjen Ksolla nga Dukagjini dhe me familjen Hasanaj. Historia nisi në komunizëm kur Pal Ksolla pas një debati në burg vrau Nikoll Tonajn, vëllanë e Prek Tonajt. Në vitin 1996 familja Tonaj merr gjakun e vëllait duke vrarë Pal Ksollën.
Ndërsa në 2011 familja Tonaj u përfshi në një konflikt tjetër me fisin Hasanaj për çështje votash por më pas janë konfliktuar në urën e Dukagjinit ka mbetur i vrarë Zef Tonaj, vëllanë e dytë të Prekës dhe është plagosur babai i tyre. Po në 2011 Prek Tonaj u arrestua për tentativë vrasje. Sipas njoftimit të policisë së asaj kohe, Tonaj së bashku me djalin e tij dhe një person tjetër tentuan të vrasin një person për motive hakmarrjeje në fshatin Vuksan të Shkodrës.
Lini një Përgjigje