TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Prill 2023, 13:14

Detaje të reja nga sherri me thika në Shkodër/ Plagosi 3 bashkëmoshatarë në lokal, shpallet në kërkim 18-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Detaje të reja nga sherri me thika në Shkodër/ Plagosi 3

Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një 18-vjeçar plagosi me thikë 3 bashkëmoshatarë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”. Në kërkim u shpall Aldo Hasani, si autor i dyshuar i ngjarjes.

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital.
Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij. Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, thuhet në njoftim.

Një sherr me thika mes të rinjve ka ndodhur ditën e sotme pranë poliklinikës së qytetit të Shkodrës. Për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Njëri prej të plagosurve raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas detajeve, sherri mes të rinjve ka ndodhur brenda një lokali.

 

Lini një Përgjigje