TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Nëntor 2025, 16:05

Detaje të reja nga aksidenti në Zall-Bastar, viktimat një 45 dhe 50-vjeçar; nxjerrja e trupave e vështirë për shkak të terrenit!

Shkruar nga Pamfleti
Detaje të reja nga aksidenti në Zall-Bastar, viktimat një 45 dhe
Foto ilustruese

Detaje të reja kanë dalë nga aksident i rëndë rrugor i ndodhur ditën e sotme në zonën e Zall-Bastarit, ku humbën jetë dy persona.

Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë dhe për pasojë kanë, humbur jetën një 45-vjeçar dhe një 50-vjeçar, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia ambulanca dhe zjarrfikësja, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupave. Gjithashtu mësohet se është angazhuar edhe një helikopter i Ministrisë së Shëndetësis. Ndërkohë që grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

 

Lini një Përgjigje