TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Nëntor 2025, 13:00

Aksident në Lezhë, automjeti përplaset me furgonin e policisë; plagosen dy persona 

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Lezhë, automjeti përplaset me furgonin e

Një aksident ka ndodhur në Lezhë, ku një automjet është përplasur me një furgon policie.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedim në gjendje të lirë ndaj shtetasit E. T., 31 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin.

Ai dyshohet se duke drejtuar automjetin në aksin rrugor dytësor “Laç-Milot” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një furgon të Policisë, me drejtues shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar drejtuesi i automjetit, E. T., i cili po merr trajtim në spital, si dhe drejtuesi dhe një pasagjer i furgonit të Policisë. Të dy punonjësit policorë morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u larguan në banesat e tyre.

Lini një Përgjigje