TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shkurt 2026, 10:24

Dështon atentati në Sarandë, shoferi pikas eksplozivin poshtë makinës 

Shkruar nga Pamfleti
Dështon atentati në Sarandë, shoferi pikas eksplozivin
Komisariati i Policisë Sarandë

Një atentat me lëndë eksplozive ka dështuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Vrinë në Konispol, pasi drejtuesi i automjetit ka zbuluar eksplozivin e vendosur nën makinën e tij.

Mirash Gjikola, 57 vjeç, ka njoftuar Komisariatin e Policisë Sarandë pasi, te Kthesa e Vrinës në aksin Shëndëlli Vrinë, ka dëgjuar një zhurmë të pazakontë gjatë udhëtimit me automjetin e tij. Pasi ka ndaluar, ai ka konstatuar në mjet një lëndë të dyshuar si eksplozive.

Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbime të shumta policie. Më vonë kanë mbërritur edhe specialistë të krimeve të rënda nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, si edhe reparti anti-eksploziv i RENEA-s.

Sipas të dhënave paraprake, në automjetin e tipit Nissan, me targa AA 725 LG, është gjetur një sasi lënde eksplozive e vendosur në sediljen e pasme.

atentat me tritol ekploziv poshte makines

Lini një Përgjigje