TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Nëntor 2025, 10:10

Del nga shtrati lumi Ishëm, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore; niveli i ujit deri në 40 cm

Shkruar nga Pamfleti

Del nga shtrati lumi Ishëm, përmbyten qindra hektarë tokë

Qindra hektarë tokë bujqësore të mbjella me kultura të ndryshme janë gdhirë nën ujë mëngjesin e sotëm në fshatin Murqinë të Krujës.

Shkak i kësaj situate është bërë dalja nga shtrati e lumit Ishëm si pasojë e reshjeve të dendura të rëna gjatë 24 orëve të fundit.

Lagja fundore e fshatit Murqinë që lidh lagjen me pjesën tjetër të vendit është e izoluar pasi rruga është mbuluar nga uji, niveli i të cilit në disa pika shkon rreth 40 cm duke e bërë rrugën të kalueshme vetëm me mjete të larta.

Fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohet për problematika të tjera, por gjithçka varet nga reshjet dhe prurjet e lumit nga Tirana. Nëse shirat do vijojnë me intensitet dhe prurjet e lumit do rriten, situata do agravojë.

Mjafton të kujtojmë në të shkuarën, ku për të evakuuar banorët nga disa lagje të këtij fshati është dashur ndërhyrja e polumbarëve me gomone por edhe ndërhyrja me helikopter.

Lini një Përgjigje