Një punëtor humbi jetën si pasojë e një aksidenti në punë që ndodhi paraditen e sotme në zonën e Paskuqanit në Tiranë.
Nga raportimet mësohet se shtatsi H.P, 64 vjeç, humbi jetën pasi ran ga lartësia gjatë procesit të punës. Ai ishte me profesionin hidraulik.
Në lidhje me këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 61 vjeç, administrator i firmës nënkontraktore, i cili mbahet përgjegjës për kushtet e punës dhe sigurinë e punonjësve.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje