TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Dhjetor 2025, 16:32

Morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin, Gjykata e Korçës nxjerr nga qelia vëllain e deputetit Nallbati dhe dy të tjerë

Shkruar nga Pamfleti
Morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin, Gjykata e Korçës
Alti Nallbati

Gjykata e Korçës ka liruar nga qelia vëllain e deputetit të PD Bledjon Nallbati, Alti Nallbati si dhe dy shtetasit e tjerë Marsel Buçi dhe Trajan Çeliku.

Ata akuzohen për pengmarrje dhe dhunim të një 32-vjeçari. Pas 40 ditësh në qeli, Gjykata vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për Alti Nallbatin dhe dy të tjerët.

Mësohet se gjatë seancës gjyqësore, pas 40 ditësh qëndrimi në qeli, gjykata vendosi lehtësimin e masës për shkak të mbledhjes së provave dhe kryerjes së veprimeve hetimore shtesë nga ana e Prokurorisë.

Tre të arrestuarit akuzohen kanë marrë peng dhe kanë dhunuar 32-vjeçarin Ilir Topçiu, ngjarje për të cilën tashmë janë lënë në ‘arrest shtëpie’ me vendim gjykate.

Ngjarja ka ndodhur më shumë se një muaj më parë në qytetin e Bilishtit, ku tre të dyshuarit kanë marrë me forcë 32-vjeçarin Ilir Topçiu, duke e çuar në një magazinë në pronësi të njërit prej tyre, ku e kanë dhunuar dhe e kanë mbajtur peng për disa orë.

Kjo ngjarje tronditi opinionin publik, ndërsa një ditë më pas u shkarkua drejtori i Policisë së Qarkut Erion Ahmeti dhe u pezullua zëvendësdrejtori për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Hajri Kushe.

Alti Nallbati dhe Trajan Çeliku akuzohen për veprat penale të “heqjes së paligjshme të lirisë” dhe “kanosjes”, të kryera në bashkëpunim. Ndërsa Marsel Buçi, përveç këtyre dy veprave penale, akuzohet edhe për “plagosje të lehtë me dashje”.

Hetimet për këtë çështje vijojnë, që prej momentit kur Ilir Topçiu denoncoi ngjarjen pranë uniformave blu.  

Lini një Përgjigje