
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Sipas policisë, një 50-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i pallatit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Allaman Dervishi”.
Shtetasja me inicialet K. M 50 vjeçe ka ndërruar jetë në spital pasi nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 23.01.2024, në rrugën “Allaman Dervishi”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës, shtetasja K. M., 50 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në spital”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje