TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Janar 2025, 15:33

Bazë prostitucioni në Tiranë, arrestohet turku që rekrutonte vajzat kineze

Shkruar nga Pamfleti

Bazë prostitucioni në Tiranë, arrestohet turku që rekrutonte

Policia ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “Foreign Escort”, ndërsa arrestoi një shtetas turk dhe procedoi 9 shtetase për ushtrim prostitucioni.

Policia sekuestroi një shumë e konsiderueshme parash, të dyshuara të përfituara nga ushtrimi i kësaj veprimtarie, 3 celular dhe 9 karta krediti”, njofton policia.

I arrestuari është shtetasi turk Isa Yaman.

Bazë prostitucioni në Tiranë, arrestohet turku që rekrutonte

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me qëllim goditjen e paligjshmërisë në fushën e trafiqeve të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar një tjetër operacioni.

Në kuadër të operacionit “Foreign Escort” u arrestua shtetasi  turk  I.Y, 37 vjeç, banues në  Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzimi i prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë 9 shtetase, për ushtrim prostitucioni.

Bazë prostitucioni në Tiranë, arrestohet turku që rekrutonte

Shtetasi I.Y, dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja, nga Kina dhe Kazakistani dhe më pas duke përdorur një faqe online i shfrytëzonte për prostitucion, duke iu siguruar klientë me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës, në një ambient të marrë me qira nga ky shtetas.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje