TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Tetor 2025, 10:55

Bashkëpunoi për djegien e një automjeti në Burrel, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Bashkëpunoi për djegien e një automjeti në Burrel,

Jurxhin Sada është arrestuar nga policia pasi i dogji makinën një 30-vjeçari në Burrel. 25-vjeçari u kap pas disa muajsh kërkim, i cili në bashkëpunim me një person tjetër i vunë flakën makinës së një 30-vjeçari në Burrel.

Ngjarja ka ndodhur më datë 1 qershor, ndërsa më herët është vënë në pranga shtetasi Egri Koçi, 24 vjeç.

“Kapet dhe ndalohet autori i dytë i ngjarjes së datës 1 qershor 2025, ku në qytetin e Burrelit u dogj automjeti që ishte në përdorim nga një 30-vjeçar.

Si rezultat i kërkimeve intensive për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Firemen”, ku u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit J. S., 25 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin E. K. (H.), 24 vjeç (i arrestuar nga policia ditën e ngjarjes) dhe kanë djegur automjetin që përdorej nga një shtetas 30-vjeçar”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje