TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Tetor 2025, 08:39

Abuzimi i 16-vjeçare në Përmet, Policia: Pezullohet shefi i krimeve Dhurim Çenko, kishte dijeni për ngjarjen

Shkruar nga Pamfleti

Abuzimi i 16-vjeçare në Përmet, Policia: Pezullohet shefi i

Shefi i Krimeve në Komisariatin e Përmetit, Dhurim Çenko është pezulluar nga detyra ndërsa ndaj tij është nisur një hetim disiplinor për ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, kur u raportua se një 16-vjeçare abuzohej seksualisht nga njerku i saj polic P.B dhe polici tjetër, Artur Ago, i cili kryente veprime të turpshme në video me të.

Për të gjithë punonjësit e policisë përfshirë dhe Dhurim Çenkon, ku policia ka pasur të dhëna se kanë qenë të implikuar në skandalin seksual, janë vënë në dijeni strukturat e Drejtorisë Rajonale të AMP Vlorë-Gjirokastër.

Lidhur me ngjarjen, Gjykata në Gjirokastër ka caktuar masën e arrestit “burg pa afat” për P.B dhe ka shpallur në kërkim policin tjetër të komisariatit të Tepelenës, Artur Ago.

Sipas Prokurorisë së Gjirokastrës, dy shantazhuesit, kanë kanosur punonjësin e policisë, Artur Ago, se do te publikonin pamjet në rrjetet sociale nese nuk paguante shumën prej 10 mijë eurosh. Polici nuk pranoi te paguaje dhe u arratis ne Greqi. Ndërsa prokuroria e Gjirokastres thelloi hetimet, duke zbuluar se 16-vjecarja ishte abuzuar seksualisht prej 3 vitesh edhe nga njerku i saj, me iniciale P.B, 55-vjeç, njëheresh punonjes policie në Tepelenë.

Lini një Përgjigje