TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Tetor 2025, 10:09

Armë, municion luftarak dhe radio si të policisë/ Arrestohen 2 persona në Tropojë, zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

Armë, municion luftarak dhe radio si të policisë/ Arrestohen 2

Dy persona janë arrestuar nga policia në Tropojë, pasi qarkullonin me armë zjarri dhe armë të ftohta. Nga kontrollet janë gjetur edhe radio si të policisë. Dy të arrestuarit janë: Arjan Prengzaj 43 vjeç dhe Avdi Ismajlgeci 44 vjeç.

Mësohet se policia ka sekuestruar 2 armë zjarri, 1 silenciator, 6 radio si të Policisë, 4 mjete prerëse (thika), 2 sëpata, 5 dylbi, 1 xhup multifunksional dhe municion luftarak.

Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për të përcaktuar nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Armë, municion luftarak dhe radio si të policisë/ Arrestohen 2

“Qarkullonin të armatosur, me armë zjarri e armë të ftohta dhe të pajisur me radio si të Policisë e dylbi nate, vihen në pranga dy shtetas.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 silenciator, 6 radio si të Policisë, 4 mjete prerëse (thika), 2 sëpata, 5 dylbi, 1 xhup multifunksional dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas po qarkullonin me automjet dhe të armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Kukës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Velishti”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. P., 43 vjeç

A. I., 44 vjeç, të dy  banues në fshatin Lëkurtaj, Tropojë

Këta shtetas u kapën në vendin e quajtur Velisht, Njësia Administrative Bujan, Tropojë, ku gjatë kontrollit në automjetin tip “Mitsubishi”, në pronësi të shtetasit A. P., me të cilin ata qarkullonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri, 2 thika, 2 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, 2 sëpata të vogla, 1 palë dylbi dhe municion luftarak.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. P., u gjetën dhe u sekuestruan: 4 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, karikatorë, 4 palë dylbi, 2 thika, një xhup multifunksional si ato të Policisë dhe një silenciator.

Ndërsa në banesën e shtetasit A. I., u gjetën 2 radio si ato të Policisë.

Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për të përcaktuar nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje