TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Dhjetor 2025, 09:38

Autobusi përplasi 18-vjeçaren me biçikletë, reagon policia: Të plagosur edhe tre pasagjerë

Shkruar nga Pamfleti

Autobusi përplasi 18-vjeçaren me biçikletë, reagon

Policia ka reaguar lidhur me aksidentin e një nate më parë, ku një autobus linje përplasi një 18-vjeçare me biçikletë.

Aksidenti ndodhi pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë, ndërsa dëshmitarëve në vendngjarje shprehen se vajza që po lëvizte me biçikletë ka kaluar me semafor të kuq duke hyrë papritur në korsinë e autobusit urban “Green Line”. Më pas autobusi u përplas edhe me dy automjete të parkuara.

Sipas policisë, të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjerë, të cilët ndodheshin në autobus. Tre të lënduarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, shoferi i autobusit është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Ç. Sh., 56 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Rrugën e Kavajës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobuzit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara. Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobuz, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje