TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Dhjetor 2025, 08:34

Aksidenti te ‘Pallati me Shigjeta’, arrestohet shoferi i autobusit

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti te ‘Pallati me Shigjeta’, arrestohet shoferi i autobusit

Policia ka arrestuar shoferin e autobusit u aksidentua mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Mësohet se shoferi i urbanit është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Autobusi i linjës së Astirit u përfshi në një aksident, në zonën e Pallatit me Shigjeta i cili mori përpara një person me biçikletë. Ky i fundit kishte kaluar semaforin me të kuqe.

Më pas autobusi ka dalë nga rruga dhe ka përplasur edhe disa makina të parkuara.

 

Lini një Përgjigje