
Ruben Saraiva, ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj, është kapur pasditen e djeshme në aeroportin kryesor të Marokut.
Mësohet se dje ai ka udhëtuar nga një aeroport i Maltës në drejtim të Marokut, ku është ulur në aeroportin e Rabatit. Por ky ka qenë udhëtimi i tij i fundit, gjatë periudhës së qëndrimit në kërkim.
Policia ka marrë dijeni për këtë udhëtim dhe përmes ndihmës së ndërsjelltë që Interpol Tirana i ka kërkuar Interpol Rabatit, është bërë e mundur arrestimi në ambientet e aeroportit, i Ruben Saraivës, person ky mjaft i kërkuar nga drejtësia shqiptare.
Saraiva në momentin e ndalimit mësohet se nuk ka bërë rezistencë, duke pretenduar se kishte mbërritur në Marok për qëllime turistike. Saraiva, doli nga territori Shqiptar pikërisht pas vrasjes në Nikulajt në Shëngjin të Lezhës.
Në mbrëmjen e datës 19 Prill, duke përdorur pikën kufitare të Kapshticës. Prej kësaj date, për 19 ditë me radhë, portugezi ka qëndruar në ishullin e Rodosit dhe Maltës.
Aktualisht, në Britani të Madhe janë të arrestuar, Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe 3 bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan, Steven Hunt, 35 dhe 49 vjeç si dhe Harriet Bridgeman, 28 vjeçe.
Për ta ka nisur procedura e ekstradimit për në Shqipëri, ndërsa një gjykatë në Londër ka ndryshuar masën nga arrest në burg në arrest shtëpie vetëm për Bridgeman.
Lini një Përgjigje