TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shkurt 2024, 12:59

“Armën e hodha në det”/ Dyshimet e forta të policisë: Krimi nuk është bërë vetëm nga një person

Shkruar nga Pamfleti

“Armën e hodha në det”/ Dyshimet e forta të

Një krim në familje ka tronditur vendin ditën e sotme ku Hygerta Meta ka vrarë 10 ditë më parë babain e saj Pëllumb Meta duke e varrosur më pas në oborrin e shtëpisë.

Krimi është zbuluar sot pasi 50-vjeçari ishte denoncuar i zhdukur më 13-shkurt nga djali i tij.

Për ngjarjen e rëndë janë pyetur dhe e ëma dhe 2 vëllezërit të cilët thonë se krimin e ka kryer 19 vjeçarja dhe se ata nuk kishin dijeni per asgjë.

Sipas informacioneve, policia nuk e beson versionin e Hygertës e cila ka deklaruar se krimin e ka kryer e vetme dhe as për armën që e ka hedhur në det.

Por një detaj i rëndësishëm është që vrasjen e ka kryer 149-vjeçarja sepse i janë gjetur faktor plotësues në duar.

Ndërsa pjestarëve të tjerë të familjes jo, çka nënkupton se qitjen e ka bërë vajza.

Në trupin e viktimës janë gjetur 4 plumba dhe vetë autorja ka pohuar se e ka qëlluar 4 herë.

 

arme det hygerta meta 4 plumba

Lini një Përgjigje