TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Korrik 2026, 11:40

Armë pa leje, grabitje dhe trafik emigrantësh; arrestohen 3 persona në Vlorë 

Shkruar nga Pamfleti
Armë pa leje, grabitje dhe trafik emigrantësh; arrestohen 3 persona
Pamje nga operacioni

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Vlorës gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të tre operacioneve të ndryshme që goditën raste të armëmbajtjes pa leje, vjedhjes me dhunë dhe trafikimit të emigrantëve të paligjshëm drejt Greqisë.

Gjatë aksioneve, uniformat blu sekuestruan një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, një thikë, si dhe automjetin që përdorej për transportimin e personave që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Në operacionin e koduar “Pasagjeri”, të zhvilluar nga Stacioni i Policisë Dhërmi në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u arrestua në flagrancë një 26-vjeçar nga Babrruja. Ai u ndalua gjatë kontrollit të një taksie me të cilën udhëtonte, ndërsa gjatë kontrollit fizik iu gjet një pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën e mbante pa leje.

Një tjetër arrestim u krye në kuadër të operacionit “Thirrja”, të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Delvinë në bashkëpunim me Komisariatin e Sarandës dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier. Në pranga përfundoi një 31-vjeçar nga fshati Vanë, i dyshuar se ushtroi dhunë ndaj një punonjësi të OSHEE-së për t'i marrë automjetin e kompanisë. Mjeti u gjet dhe iu rikthye kompanisë, ndërsa gjatë kontrollit të të arrestuarit policia sekuestroi edhe një thikë.

Po ashtu, në operacionin “Barriera”, shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë arrestuan pranë Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Botë një 30-vjeçar nga Belshi. Sipas hetimeve paraprake, ai po transportonte me një automjet tip "Volksëagen" pesë persona – katër shtetas shqiptarë dhe një shtetas nga Kosova – të cilët synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë, për shkak të kufizimeve që lidhen me lëvizjen në hapësirën Schengen.

"Policia e Vlorës ka finalizuar tre operacione të ndryshme brenda 24 orëve, duke goditur raste të armëmbajtjes pa leje, vjedhjes me dhunë dhe transportimit të personave që synonin të kalonin ilegalisht drejt Greqisë.

Si rezultat i aksioneve janë arrestuar tre shtetas, ndërsa janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, një thikë, si dhe automjeti i përdorur për transportimin e emigrantëve.

Në operacionin e koduar “Pasagjeri”, të zhvilluar nga Stacioni i Policisë Dhërmi në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u arrestua në flagrancë 26 vjeç, banues në Babrru. Gjatë kontrollit fizik, pas ndalimit të taksisë me të cilën udhëtonte, policia i gjeti një pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën e posedonte pa leje.

Ndërkohë, në operacionin “Thirrja”, të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Delvinë në bashkëpunim me Komisariatin e Sarandës dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, u arrestua 31 vjeç, banues në fshatin Vanë. Ai dyshohet se dhunoi një punonjës të OShEE-së për t’i marrë automjetin e kompanisë. Mjeti u gjet dhe iu rikthye subjektit, ndërsa gjatë kontrollit fizik të të arrestuarit iu sekuestrua edhe një thikë.

Në një tjetër operacion, të koduar “Barriera”, shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë arrestuan pranë Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Botë shtetasin M. Q., 30 vjeç, banues në Belsh. Sipas policisë, ai transportonte me një automjet tip “Volkswagen” pesë shtetas, katër nga Shqipëria dhe një nga Kosova, të cilët synonin të kalonin ilegalisht në Greqi për shkak të pengesave për lëvizje në zonën Schengen.

Materialet procedurale i janë referuar prokurorive përkatëse për vijimin e hetimeve dhe veprimet e mëtejshme", njofton policia.

operacion ne vlore arrestohen tre persona na vlore

Lini një Përgjigje