
Një punonjës policie është arrestuar, pasi dyshohet se aksidentoi për vdekje një shtetase. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Nikël-Larushkë. Arrestimi i punonjësit të policisë E.B është kryer nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore me akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullit rrugor”.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. B., me detyrë Trupë shërbimi / Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 05:45, duke drejtuar mjetin e tij në aksin Nikël – Larushkë, është përfshirë në një aksident rrugor, ku si pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes shtetësja N. Ç.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë”, thuhet në një njoftim zyrtar.
Lini një Përgjigje