TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Gusht 2023, 12:02

Aksidenti tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar; studionte për mjekësi

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar;

Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Mastabës në Rethymnon, kur në rrethana ende të paqarta, motori në të cilin udhëtonte 23-vjeçari Kristian Nako dhe një tjetër i ri është përplasur me një kamion.

Në vendngjarje mbërriti autoambulanca e cila i ka dhënë ndihmën e parë shqiptarit dhe mikut të tij 18-vjeçar. Ky i fundit ka mbërritur në spital në gjendje të mirë, ndërsa shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Vdekja e parakohshme e të riut ka tronditur rëndë familjarët e miqtë e tij, por edhe komunitetin shqiptar në Kretë, Rethimno, Hania dhe Iraklio. 23-vjeçari ishte në vitin e fundit të studimeve në Bullgari dhe aspironte të bëhej doktor.

Aksidenti tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar;

kristian nako greqi

Lini një Përgjigje