TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Shtator 2025, 11:46

Aksident në Vlorë, motori doli nga rruga; humb jetën drejtuesi

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Vlorë, motori doli nga rruga; humb jetën drejtuesi
Pamje nga aksidenti

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur orët e para të kësaj të marte në Vlorë.

Një 65-vjeçar humbi jetën teksa udhëtonte me motorin e tij që doli nga rruga në rrethana dhe shkaqe ende të panjohura, por që po hetohen nga Policia Rrugore.

Ngjarja u shënua pak pas mesnatës në fshatin Poro.

“Rreth orës 01:30, në rrugën e fshatit Poro, Vlorë, dyshohet se shtetasi M. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Bishan, duke drejtuar motomjetin, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje”, tha policia vendore për rrethanat paraprake të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të dinamikës së këtij aksidenti rrugor, kurse hetimet po kryhen bashkë me prokurorinë", njofton policia. 

aksident me vdekje

Lini një Përgjigje