
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e vjetër Vlorë-Fier, në zonën e fshatit të Bestrovës, ku një automjet tip Porsche ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse.
Burime bëjnë me dije se barriera ka përfunduar brenda automjetit, ku udhëtonin tre të rinj.
Si pasojë, një prej të rinjve ka marrë lëndime të shumta dhe është dërguar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
“Sot, rreth orës 20:50, në aksin rrugor Vlorë-Fier, pranë fshatit Bestrovë, shtetasi K. L., 31 vjeç, dyshohet se duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi K. L., si dhe pasagjerët, shtetasit O. Ç., 32 vjeç, dhe A. A., 27 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje