TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Dhjetor 2024, 17:07

Aksident në Sauk, përplasen 4 automjete; plagoset rëndë 1 person

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Sauk, përplasen 4 automjete; plagoset rëndë 1
Pamje nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, tek rreth rrotullimi në Sauk. Mësohet se një person është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Mësohet se person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar menjëherë drejt Traumës. Në aksident janë përfshirë katër automjete. 

Bëhet me dije se 40-vjeçari Vanion Cinari me profesion mjek, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa e plagosura tjetër, 32-vjeçarja Alba Shehaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje