TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Dhjetor 2023, 10:41

Aksident i rëndë në 'Rrugën e Arbrit', njëra nga makinat bie në humnerë; raportohet për 2 viktima

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në 'Rrugën e Arbrit', njëra

Një aksident raportohet se ka ndodhur në rrugën e Arbrit, pranë fshatit Zall Bastar. Si pasojë e aksidentit ka edhe dy viktima.

Mësohet se dy makina, një tip Cady dhe një Smart, janë përplasur kokë më kokë.

Ambulanca dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

"Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.    

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën."-njofton policia.

Lini një Përgjigje