
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit ku dy akutomjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy shoferët, të cilët janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Bulqizës.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur Qafa e Buallit.
Si pasojë e përplasjes së fortë njëri nga mjetet është përmbysur në rrugë.
Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe policia për të punuar mbi zbardhjen e dinamikës së aksidentit.
Lini një Përgjigje