TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shkurt 2024, 17:50

Aksident në një pikë inertesh në Krujë, ndërron jetë 38-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në një pikë inertesh në Krujë, ndërron

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në pikë inertesh në Krujë.

Një punëtor, i identifikuar si Lulzim Balla, 38 vjeç, është përplasur nga një kamion i tonazhit të lartë.

I plagosuri është transportuar drejt spitalit, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sakaq, shoferi i kamionit është shoqëruar në komisariat, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lini një Përgjigje