TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Korrik 2025, 15:30

Aksident në Bulqizë, automjeti bujqësor del nga rruga; humb jetën 67-vjeçari 

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Bulqizë, automjeti bujqësor del nga rruga; humb
Foto Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Viçisht të Bulqizës. Mësohet se një 67-vjeçar ka humbur jetën, pasi automjeti bujqësor të cilin po drejtonte ka dalë nga rrugë. 

Si pasojë e dëmtive, 67-vjeçari Rasim Lika, ka humbur jetën në spital. 

"Rreth orës 13:30, në fshatin Viçisht, shtetasi R.L., 67 vjeç, duke drejtuar një automjet bujqësor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 67-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti", njofton policia. 

aksident me vdekje ne bulqize

Lini një Përgjigje