TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Qershor 2024, 16:41

Aksident në Berat, motori përplas turisten nga Nepali; në gjendje të rëndë te Trauma

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Berat, motori përplas turisten nga Nepali; në gjendje

Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit, tek ‘Ura e Varur’.

Një motor ka aksidentuar një turiste 32-vjeçare. Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit.

Turistja nga Nepali dhe E.Z,20-vjeç janë transportuar drejt Spitalit të Traumës, pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal të Beratit. Gjendja e tyre paraqitet e rëndë.

Aksidenti ndodhi teksa turistja, pjesë e një grupi turistësh, po kalonte nga një anë e rrugës në tjetrën.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie që kanë nisur hetimet.

Lini një Përgjigje