TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Qershor 2024, 09:36

Me automatik në divan e 3 pistoleta, policia jep detaje për arrestimin e të shumëkërkuarit Pjetër Paçani

Shkruar nga Pamfleti

Me automatik në divan e 3 pistoleta, policia jep detaje për arrestimin

Pjetër Paçani, i dënuar me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë u arrestua dje, 4 qershor, nga Forcat Operacionale në Fier, pas 13 vitesh në kërkim.

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me 61-vjeçarin Pjetër Paçani nga Fushë-Kuqja që u arrestua mbrëmë në Fier pas 13 vitesh në kërkim.

Pjetër Paçani, i konsideruar një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, u vu në pranga në banesën e tij në lagjen “1 Maji”, Fier, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Wanted”.

Në vitin 2011, pranë një karburanti në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, Paçani ka vrarë me armë zjarri 2 persona.

61-vjeçari është përfshirë në listën me 50 shtetasit më të kërkuar nga Policia e Shtetit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2014, e ka dënuar me 25 vjet burgim.

Në banesë iu gjetën 3 armë zjarri pistoleta (1 Glock, 1 Zastava dhe 1 TT), 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, granatëhedhës dhe 2 antiplumba.     

"Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, operacioni policor i koduar “Wanted”. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shumëkërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore. I shumëkërkuari, pjesë e listës me 50 shtetasit më të kërkuar nga Policia e Shtetit. Ky shtetas është dënuar me 25 vjet burgim, për vrasjen e 2 shtetasve, në vitin 2011. Në banesën ku u kap në flagrancë, në Fier, Policia gjeti dhe sekustroi 4 armë zjarri, municion luftarak dhe antiplumb.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për vendndodhjen e shtetasve në kërkim, dhe i kontrolleve të kryera për kapjen e tyre, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Wanted”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Gjatë operacionit, u kap në një banesë në lagjen “1 Maji”, Fier, dhe u vu në pranga shtetasi: Pjetër Pacani, 61 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Kuqe, Laç.

Në banesën ku u kap ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 armë zjarri pistoleta (1 Glock, 1 Zastava dhe 1 TT), 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, granatëhedhës dhe 2 antiplumba.

Ky shtetas është përfshirë në listën me 50 shtetasit më të kërkuar nga Policia e Shtetit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2014, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, sepse më datë 18.01.2011, pranë një karburanti në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, ka vrarë me armë zjarri 2 shtetas. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja për të cilën akuzohet ndodhi më datën 18 Janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë. Pjetër Paçani, i cili ishte biznesmen i një kompanie betoni, ekzekutoi me armë zjarri Ndoc Zymajn dhe Vlash Gjeçit.

Shkak për krimin dyshohet se u bë një kontratë huamarrje mbi 100 mijë Euro, e cila nuk është kthyer sipas kohës së parashikuar në kontratë.

Palët fillimisht u konfliktuan nëpërmjet mesazheve telefonike dhe bisedave, duke ofenduar njëri-tjetrin. Pas kësaj situata përshkallëzoi. Ditën e krimit, Pjetër Paçani mori pistoletën dhe shkoi në lokalin ku Vlash Gjeçi dhe Ndoc Zymaj po pinin kafe.

Sipas dosjes hetimore, Paçani hyri në lokal, nxori armën dhe u tha “…mos lëvizni…”. Hapi zjarr disa herë në drejtim të tyre dhe më pas shtoi “…më shani prap me nënë e motër…”.

Më pas doli nga lokali, hipi në makinën e tij Porsche dhe u largua duke i shpëtuar arrestimit për vite me radhë. Njëri prej viktimave, Vlash Gjeçi, i cili ishte ende gjallë sipas dëshmitarëve tha, “…na preu në besë…”.

Me automatik në divan e 3 pistoleta, policia jep detaje për arrestimin

 

automatik 3 pistoleta policia arrestim i shumëkërkuari pjetër paçani

Lini një Përgjigje