
Një çift shqiptar ka rënë në prangat e Policisë Kombëtare Spanjolle, pasi u kapën në një shtëpi bari në qytetin e Adorit. Sipas informacioneve të arrestuarit janë një grua dhe një burrë, përkatësisht 22 dhe 27 vjeç, me origjinë shqiptare.
Ata akuzohen për krime kundër shëndetit publik dhe vjedhje të energjisë elektrike. Policia sekuestroi 809 bimë marijuanë me peshë më shumë se 177 kilogramë.
Hetimet e kryera nga agjentët e Brigadës së Policisë Gjyqësore Vendore të Komisariatit Kombëtar të Gandia, filluan pasi mësuan në fillim të muajit të kaluar se marijuana mund të rritej në një shtëpi në qytetin e Ador. Policia vendosi një aparat survejimi në afërsi të pronës, duke verifikuar se prej saj dilte një erë e fortë karakteristike e kësaj lënde, krahas vëzhgimit të shenjave të tjera objektive që tregonin se brenda në vilë po rritej marijuanë. Po kështu, agjentët identifikuan një çift si banorët e zakonshëm të shtëpisë.
Në fund, operacioni kulmoi me hyrjen dhe kontrollin e pronës së hetuar, e cila thuajse tërësisht i dedikohej kultivimit të bimëve të marijuanës. Në brendësi të tyre ata lokalizuan tre plantacione në një fazë të avancuar kultivimi, si dhe instalime elektrike dhe hidraulike që u shërbenin atyre. Në total janë sekuestruar 809 bimë marijuanë me peshë mbi 177 kilogramë.
Lini një Përgjigje