TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Shtator 2024, 07:39

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat, plagosen 5 persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat, plagosen 5 persona
 
Një aksident është regjistruar sot në në dalje të fshatit Fier-Shegan në rrugën nacionale Lushnje Berat.

Një makinë tip Smart është përplasur me një Toyota dhe të dyja kanë përfunduar në kanalet kulluese përgjatë rrugës.

Të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake shkak i aksidentit është një manovër e gabuar nga dy drejtuesit e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje