TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Shtator 2024, 14:07

Anëtari i bandës së “Babagjyshëve” kërkon të dalë nga regjimi “41-Bis”, Ilir Kupa bën rekurs në Gjykatën e Lartë!

Shkruar nga Pamfleti

Anëtari i bandës së “Babagjyshëve” kërkon

Anëtari i bandës së “Babagjyshëve”, Ilir Kupa ka bërë rekurs në Gjykatën e lartë, ku ka kërkuar shfuqizimin e urdhërit të Ministrisë së Drejtësisë, që e ka vendosur atë në regjimin 41-biss.

Kupa u vendos në regjimin e posaçëm, pas urdhit të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, në 11 dhjetor të vitit të kaluar.

Albert Kupa (alias Ilir Kupa) po vuan dënimin për 6 vepra të ndryshme penale në burgun e Peqinit.

Ilir Kupa në vitin 2014-2015, ka qenë i përfshirë në aktivitetin kriminal të grupit të bandës së “Babagjyshëve”, pjesëmarrës në disa vjedhje/grabitje, si dhe dhënien e vlerave monetare me përqindje.

Gjithashtu ai ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti grek për disa vepra të rënda penale.

ilir kupa

Lini një Përgjigje