TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Qershor 2025, 21:38

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, 'Toyota' del nga rruga; plagoset shoferi

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, 'Toyota' del nga

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në vendin e quajtur ‘Stiar’. Një 61-vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga.

Po ashtu bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit, 61-vjeçari ka marrë dëmtime dhe është transportuar për mjekim më të specializuar në QSUT Tiranë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor po vijon me veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në vendin e quajtur “Stiar”, shtetasi N. B., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, 61-vjeçari ka marrë dëmtime dhe është transportuar për mjekim më të specializuar në QSUT Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon me veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit. 

Lini një Përgjigje