
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën bregdetare të Durrësit. Rreth orës 19:30, një turiste sllovake, 79 vjeçe, ka humbur jetën aksidentalisht teksa po notonte në det, pranë Shkëmbit të Kavajës.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se shtetasja e moshuar është mbytur gjatë kohës që po lahej, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të mbytjes.
"Durrës/Informacion paraprak/ Rreth orës 19:30, te Shkëmbi i Kavajës, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. R., 79 vjeçe, banuese në Sllovaki. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin/dokumentimin e plotë të rrethanave te ngjarjes dhe shkakut të mbytjes", njofton policia.
Lini një Përgjigje