TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Nëntor 2024, 19:39

Aksident i rëndë në Maliq, përmbyset mjeti bujqësor; humb jetën 61-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Maliq, përmbyset mjeti bujqësor;

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Moglicë të Maliqit.

Sipas njoftimit të policisë, pasditen e sotme rreth orës 18:20, një mjet bujqësor që drejtohej nga shtetasi me inicialet S. Gj., 61 vjeç është përmbysur.

Fatkeqësisht drejtuesi i mjetit bujqësor ka ndërruar jetë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Nuk dihet ende shkaku i aksidentit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të rastit.

Rreth orës 18:20, në fshatin Moglicë, Maliq, një mjet bujqësor që  drejtohej nga shtetasi S. Gj., 61 vjeç, në rrethana ende të paqarta është përmbysur.

Si pasojë drejtuesi i mjetit bujqësor ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rastit”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje