TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Nëntor 2023, 21:01

Aksident i rëndë në aksin Qerret-Mali i Robit, makina përplas për vdekje një person

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Qerret-Mali i Robit, makina

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, ku një automjet është përplasur me një ciklomotor. Për pasojë mësohet se drejtuesi i mmotorit ka ndërruar jetë në vend.

Ndërkohë drejtuesja e automjetit mësohet se ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të shkakut të aksidentit.

“Në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, një automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur me një ciklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesja e automjetit shtetasja I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit”, njofton policia.

aksident kavajë

Lini një Përgjigje