Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Berat-Dimal, në afërsi të fshatit Moravë.
Mësohet se një automjet tip Mercedes Benz, që drejtohej nga një vajzë, ka parakaluar dy makina dhe është ndeshur përballë me një mjet tjetër. Mësohet se në përpjekje për të shmangur përplasjen me të, ka goditur automjetin tip Tojota Yaris, duke e hedhur në kanal.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar katër automjetet, ndërsa është plagosur drejtuesja e mjetit tip Toyota Yaris, e cila është transportuar drejt spitalit të Beratit.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilët po hetojnë shkaqet e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se ka qenë mjeti tip Mercedes Benz Vito, që ka kryer një parakalim të gabuar duke bërë që makina tip Toyota të përfundojë në kanal.
Lini një Përgjigje