TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Qershor 2024, 12:35

Bllokohen 16 mjete lundruese në Ksamil, Durrës, Shëngjin dhe Velipojë; gjobiten 10 prej tyre

Shkruar nga Pamfleti

Bllokohen 16 mjete lundruese në Ksamil, Durrës, Shëngjin dhe

Policia kufitare ka bllokuar sot 16 mjete lundruese në Ksamil, Durrës, Shëngjin dhe Velipojë. Sipas njoftimit të policisë, janë bllokuar 12 jet ski, 2 skafë dhe 2 gomone.

Bëhet me dije se 7 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 7 të tjera nga Durrësi në Shëngjin dhe 2 në Velipojë.

6 prej mjeteve lundruese të bllokuara, janë kapur duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili, me gjobë prej 100 000 lekësh.

Drejtuesit e 10 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me gjobë prej 10 000-20 000 lekë, për mungesë dokumentacioni.

“Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.

Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 16 mjete lundruese.

Mjetet e bllokuara: 12 jet ski, 2 skafë dhe 2 gomone.

7 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 7 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.

6 prej mjeteve lundruese të bllokuara, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili, me masë administrative 100 000 lekë.

Drejtuesit e 10 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili, me masa administrative 10 000-20 000 lekë, për mungesë dokumentacioni.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje