
Një rast i rëndë ka ndodhur në Kukës, ku një vajzë e mitur 15-vjeçare është abuzuar seksualisht nga disa persona.
Sipas policisë, 5 persona kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur. Policia ma arrestuar 4 të rinj të moshave 20-28 vjeç ndërsa një 17-vjeçar është shpallur në kërkim.
Konkretisht janë arrestuar 4 prej autorëve të dyshuar: M. Sh. 20 vjeç, E. Sh. 22 vjeç, Sh. P. 28 vjeç dhe S. Ç. 23 vjeç.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës vunë në pranga shtetasit M. Sh., 20 vjeç, E. Sh., 22 vjeç, Sh. P., 28 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15- vjeçare. Punohet për kapjen e 17-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje