TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Gusht 2025, 16:11

I kërkuar për shpërndarje kokaine, patrulla e policisë kap rastësisht 29-vjeçarin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

I kërkuar për shpërndarje kokaine, patrulla e policisë kap

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në zonën e Aprilias (Itali), ndërsa më parë dhunoi karabinierët që e ndaluan për një kontroll rutinë.

Shqiptarit iu kërkua leja e drejtimit të mjetit, për të cilën tha se nuk e posejdonte.

Por kjo nuk është e gjitha. Në tentativë për tu larguar, shqiptari ka hapur forcërisht derën e automjetit duke përplasur dy karabinerët që e kishin ndaluar.

Gjatë përleshjes, njëri nga dy policët u plagos lehtë dhe u detyrua të kërkonte ndihmë mjekësore më vonë.

Gjatë procesit të identifikimit, karabinierët zbuluan se i riu ishte gjithashtu subjekt i një urdhri arresti të lëshuar korrikun e kaluar nga Gjykata e Romës për krimin e posedimit të narkotikëve me qëllim shpërndarjen e tyre, siç është kokaina.

Burri u dërgua më pas në burgun Latina, ndërsa makina me të cilën ai udhëtonte u vu nën sekuestrim administrativ.

Lini një Përgjigje