TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Gusht 2023, 10:46

55-vjeçari humbi jetën në vendin e punës, arrestohen dy persona në Skrapar

Shkruar nga Pamfleti

55-vjeçari humbi jetën në vendin e punës, arrestohen dy

Një 55-vjeçar humbi jetën tre ditë më parë në Skrapar në vendin e punës, pasi u zu nga një masiv gurësh teksa nxirrte mermer nga shkëmbi. Plagët ishin të rënda dhe ai nuk mbijetoi dot.

Policia e Skraparit njofton se ka arrestuar dy persona për shkelje të rregullave në punë. Një prej tyre ishte me detyrë përgjegjës teknik ndërsa tjetri përgjegjës sektori. Ky i fundit është një qytetar nga Greqia, por që punonte për firmën në Skrapar.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit J.M., 68 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik, pranë një firmë përpunimi mermeri, në vendin e quajtur Qafa e Devrisë, Skrapar dhe K.S., 50 vjeç, banues në Greqi, me detyrë përgjegjës sektori, në të njëjtën firmë”, njoftoi policia.

arrestim skrapar

Lini një Përgjigje