TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Janar 2024, 00:14

Atentat me armë zjarri në Tiranë, breshëri plumbash ndaj vëllait të Andrea Kalemit

Shkruar nga Pamfleti
Atentat me armë zjarri në Tiranë, breshëri plumbash ndaj

Vëllai i Andrea Kalemit, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe greke, i ka shpëtuar një atentati mbrëmjen e së premtes (12 Janar 2024) tek rrethrrotullimi i Selitës në Tiranë.

Ka qenë ora 22:55 minuta. Zamir Kalemi ka qenë duke lëvizur me makinën e tij kur nga një mjet tjetër në lëvizje është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Pak minuta më pas u mësua për një makinë të djegur në Bërzhitë, që dyshohet se është e autorëve. Brenda në makinë është gjetur dhe një kallashnikov.  

"Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Plumbat e mbrëmjes së 12 janarit 2024 ndaj vëllait të Andrea Kalemit, Zamirit,- i cili po mjekohet në spitalin e Traumës - dyshohet se kanë lidhje me sagën e vrasjeve të 2022.

11 qershor 2022 - Aleksandër Sadikaj vritet në një shpërthim me telekomandë. 27 vjeçari ishte kushëriri i Kalemëve. Sadikaj po lëvizte me makinë në aksin e njohur si Sauk-TEG. Autorët dyshohet se kishin vënë një sasi të konsiderueshme prej 150 gramësh tritol të komanduar me telekomandë, në pjesën e përparme të makinës e cila është aktivizuar gjatë lëvizjes.

16 dhjetor 2022 - Gjashtë muaj më pas vritet në Tiranë biznesmeni sarandiot Edmond Papa. Vrasja ishte hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për ekzekutimin e tij i arrestuar është shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, ndërsa në kërkim është shoku tjetër Andrew Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.Më 9 gusht 2023 Andrea Kalemi i shpëton atentatit në ishullin Pax të Greqisë, teksa kishte shkuar me pushime me 3 fëmijët dhe gruan e tij.

Më 14 dhjetor 2023 Andrea Kalemi plagoset me thikë në burgun “Koridhalos” në Greqi. Autori sipas mediave grekte kishte qenë një 28-vjeçar egjiptian

Lini një Përgjigje